Shkodër, 50 familje të evakuuara/Kryebashkiaku Spahia kërkon të shpallet gjendja e emergjencës!

vovalbania November 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shkodër, 50 familje të evakuuara/Kryebashkiaku Spahia kërkon të shpallet gjendja e emergjencës!

Rreth 50 familje janë evakuuar në Shkodër, për shkak të përmbytjeve nga reshjet intensive të shiut. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi:

Rreth 240 trupa të Forcave të Armatosura dhe 25 mjete janë angazhuar në terren përkrah forcave të emergjencave civile të bashkive, forcave policore për të ndihmuar popullsinë e prekur nga pasojat e reshjeve intensive që vijuan gjatë gjithë natës. Po monitorohet me shumë vëmendje niveli i lumenjve, ndërsa janë gjetur rrugë alternative për qarkullimin e qytetarëve në veri të vendit. Do të jemi gjatë gjithë kohës në terren për të parë ecurinë dhe nevojat për ndërhyrje.

Për t’u njohur nga afër me situatën e krijuar, sot në terren ishte kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, i cili kërkoi që në këto kushte, të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Kujtojmë se Shkodra është njëri prej tre qarqeve më të prekur nga pasojat e motit të keq. Dy të tjerët janë Lezha e Durrësi. 623 banesa janë pushtuar nga uji në Shkodër, Lezhë e Durrës, ndërsa u shënuan edhe dy viktima në Malësinë e Madhe.

Në një reagim po lidhur me situatën, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se “duke shkarkuar në mënyrë të kontrolluar, KESH ka siguruar që efekti i reshjeve në zonën e nën Shkodrës, të mos ketë mbivendosje!”.

Përkundrazi, e ka zhvendosur me disa orë efektin e Drinit në të gjithë kombinimin e prurjeve në këtë zonë (ku shkarkon Buna, Kiri, Gjadri, Moraça etj). Kjo zhvendosje me disa orë e efektit të lumit Drin ka bërë të mundur uljen e pikut të prurjeve maksimale në këtë zonë, duke e ulur nivelin maksimal të ujit.

Për të mos përkeqësuar situatën të gjitha prurjet në basenin e sipërm të kaskadës, të cilat vijnë nga Drini i Zi dhe i Bardhë, po akumulohen prej ditësh në Liqenin e Fierzës (me aftësi mjaft të mëdha akumuluese) duke mbajtur prodhimin 0 mW.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65819 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE