SHBA, sulm me armë në një Walmart në Virxhinia, deri në 10 të vrarë!

vovalbania November 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
SHBA, sulm me armë në një Walmart në Virxhinia, deri në 10 të vrarë!

Sulm tragjik me armë zjarri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një supermarket në Virxhinia, 10 vetë gjetën vdekjen e të tjerë u plagosën kur një person hapi zjarr e më pas i dha fund jetës. Emri i tij nuk jepet, por paraprakisht bëhet e ditur se ishte drejtori i një qendre tregtare të Walmart-it ku dhe ndërmori sulmin, për të cilin në mbrëmje rreth orës 22:00 me atë lokale u njoftuan agjentët e policisë.

Ndërsa priten më shumë detaje, duhet theksuar se të tilla ngjarje janë të shpeshta në Shtetet e Bashkuara, më e fundit në fundjavë, në një klub nate gay në Kolorado Springs të Kolorados, me pasojë vdekjen e 5 vetëve e plagosjen e 25 të tjerëve. Autori i masakrës u neutralizua nga klientët e tjerë.

Presidenti amerikan, Joe Biden theksoi se i duhet dhënë fund krimeve të urrejtjes.

Vendet që supozohet të jenë hapësira të sigurta pranimi dhe festimi nuk duhet të kthehen kurrë në vende terrori e dhune! Megjithatë, kjo po ndodh shumë shpesh. Ne nuk mund dhe nuk duhet të tolerojmë më urrejtjen!

Ndërsa motivi i sulmit ende nuk është i qartë, ne e dimë se komuniteti LGBTQ+ i është nënshtruar dhunës së tmerrshme të urrejtjes në vitet e fundit. Dhuna me armë vazhdon të ketë ndikim shkatërrues e të veçantë në komunitetin LGBTQ+ në të gjithë vendin tonë dhe kërcënimet e dhunës po rriten.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65795 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE