Kërkon të çmitizojë konceptin e vdekjes, ju prezantojmë me muzeun e Ferrit!

vovalbania November 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kërkon të çmitizojë konceptin e vdekjes, ju prezantojmë me muzeun e Ferrit!

Haw Par Villa në Singapor është një muze i madh me skulptura, vendkalime të gjelbëruara dhe ekspozita që fokusohen te besimet budiste. Por ka pasur një pjesë të këtij kompleksi, që çdo vizitor kërkonte ta shihte dhe ajo është “10 The courts of hell”. Për breza me radhë, fëmijë të moshës 6-vjeçare dërgoheshin në këtë muze dhe ajo që mbetej në mendjen e tyre ishte galeria ku përshkruhej koncepti budist i jetës pas vdekjes.

Sipas këtij perceptimi, njerëzit gjykohen për veprimet e tyre në Tokë dhe më pas dënohen me rilindje në një formë tjetër, qoftë si kafshë apo si një njeri tjetër. Skulpturat dhe grafikat paraqesin ndëshkimet e mundshme në jetën e përtejme, si trupa me plagë të rënda, koka të prera dhe demonë që gostiten me organet e njerëzve.

Gati tetë dekada më vonë, Muzeu i Ferrit u zhvendos nga kompleksi ku bënte pjesë më parë, për t’u hapur si një muze më vete. Muzeu i ri ndërthur elemente nga kultura të ndryshme. Komunitetit meksikan në Singapor iu kërkua të krijonte një altar tradicional të Dia De Los Muertos (Dita e të Vdekurve). Historiani Jeya Ayaduria tha se:

Sa herë që flisnin për Haw Par Villa, njerëzit thjesht donin të diskutonin për 10 Gjykatat, për këtë u vendos t’i dedikohej një muze më vete. Ne donim të hiqnim tabunë e vdekjes dhe gjithashtu t’i shihnim pa frikë 10 Gjykatat.

Muzeu i ri kërkon të çmitizojë konceptin e vdekjes dhe asaj çka ndodh më pas, duke i dhënë përshkrimet me humor. Për shembull në një nga grafikat shkruhet:

Ju lutemi, vini re! Kafshët shtëpiake nuk lejohen në kompleksin e Muzeut të Ferrit, për të mbajtur ekspozitat tona të sigurta. Gjithsesi, të gjitha kafshët shtëpiake shkojnë në parajsë!

Synimi i Muzeut, sipas stafit menaxhues, është t’u mësojë njerëzve sesi besimet e ndryshme i shohin temat si jeta dhe vdekja, por duke mbetur një vend argëtues për t’u vizituar. Deri më tani, duket se po funksionon, pasi Muzeu i Ferrit renditet si atraksioni i 11-të turistik në Singapor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE