Rinovimi i patentës, çdo 15 vjet deri në moshën 70 vjeç!

vovalbania November 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rinovimi i patentës, çdo 15 vjet deri në moshën 70 vjeç!

Në Komisionin Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë e Mjedisin, ku u miratuan një sërë risish lehtësuese në ndihmë të drejtuesve të mjeteve, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, (DPSHTRR), Blendi Gonxhja, prezantoi risitë për rinovimin e lejeve të drejtimit. Sipas ndryshimeve të miratuara, rinovimi i lejeve drejtimit të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE do të bëhet çdo 15 vjet deri në moshën 70 vjeç.

Pra, përveç rritjes nga 10 në 15 vjet të afatit të lejes së drejtimit krahasuar me si është sot kur rinovon deri në 50 vjeç, kufizimet e afatit që nisnin nëse rinovoje lejen e drejtimit pasi mbushje 50 vjeç (5/3/2 vite afat, në progresion zvogëlues) do të nisin nëse rinovon lejen e drejtimit, pasi ke mbushur moshën 70 vjeç.

Nëse një qytetar fiton për herë të parë leje drejtimi të këtyre kategorive kur është 18 vjeç, lejen e rinovon kur mbush moshën 33 vjeç, 48 vjeç, 63 vjeç e në rinovimin e moshës 78 vjeç nisin afatet e shkurtuara.

Zgjatje në 70 vjeç, nga deri 65 që është e të drejtës për leje drejtimi profesionale me kufizim: lejet e drejtimit të kategorive C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE, janë të vlefshme për 5 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 70 vjeç; për personat mbi 65 vjeç: leje drejtimi e kategorive C dhe CE lëshohet për drejtimin e mjeteve, masa e përgjithshme e të cilave, me ngarkesë të plotë, nuk është më shumë se 20 ton; leje drejtimi e kategorive D1 ose D, apo D1E ose DE lëshohet vetëm për drejtimin e mjeteve shërbim taksi ose transport udhëtarë me mjet deri 8+1.

Gjithashtu, zgjatet e drejta për ushtrimin e profesionit të Instruktorit të Autoshkollës deri në 70 vjeç, nga 65 vjeç që është aktualisht.

Qytetarëve që u është anuluar leja e drejtimit shqiptare për efekt konvertimi jashtë vendit, mund të rimarrin lejen e drejtimit shqiptare pa testim, menjëherë edhe nëse leje drejtimi e huaj ka skaduar, pasi e dorëzojnë atë dhe heqin dorë vullnetarisht prej saj.

DPSHTRR është në pritje të shqyrtimit dhe miratimit nga Parlamenti, eventualisht brenda dhjetorit 2022.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65850 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE