Kupa e Botës, Marok-Kroaci 0-0/Sot edhe Gjermani-Japoni e Belgjikë-Kanada!

vovalbania November 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kupa e Botës, Marok-Kroaci 0-0/Sot edhe Gjermani-Japoni e Belgjikë-Kanada!

Kupa e Botës në Katar, sot përfundoi 0-0, pra me rrjeta të paprekura, ndeshja Marok-Kroaci duke u komentuar si “fitore e frikës”. Kjo sfidë, e para e Grupit F ku gjithashtu bëjnë pjesë Belgjika me Kanadanë, u mbyll pa fitues. Ishte një ndeshje e luftuar, por pa shumë raste për shënim, pasi të dyja skuadrat kishin si objektiv kryesor të mos humbnin.

Perisiç iu afrua golit në minutën e 17-të, por goditja e tij përfundoi jashtë, ndërsa në kohën shtesë të fraksionit hapës, portieri Bono ndali goditjen e Nicola Vasiçit, për të ardhur më pas te tentativa e Luka Modriçit, që shkoi mbi tra.

Gjatë pjesës së dytë, pikërisht në minutën e 51-të portieri i Kroacisë i mohoi golin Al Mazrauouit e pak më vonë grushtoi në pozicion goditjen e fortë nga distanca të Hakimit.

Në minutat e fundit, si Maroku ashtu edhe Kroacia menduan më shumë për mbrojtjen, qartësisht të kënaqur që morën nga një pikë.

Ndërkohë, në orën 14:00 nis të luhet e dyta ndeshje për sot, Gjermani-Japoni. Gjermania nuk është mësuar me dështimet e Kupës së Botës dhe synon që “të harrohet” aventura e fundit në “Rusi 2018”, duke nisur që në ndeshjen hapëse të këtij edicioni përballë Japonisë.

Gjermanët janë katër herë fitues të këtij kompeticioni dhe ia kanë dalë që në katër nga pesë turnetë e këtij shekulli të arrijnë minimalisht deri në gjysmëfinale, si asnjë kombëtare tjetër, ndërsa në vitin 2014 triumfuan në Brazil, ndaj Argjentinës, në finale.

Në “Rusi 2018” ishte hera e parë që nga viti 1950 që Gjermania nuk e kalonte grupin. Ndeshja me Japoninë është shumë e rëndësishme duke marrë në konsideratë faktin që më pas do të ketë sfidën me Spanjën dhe në fund me Kosta Rikën.

Gjermania nuk do të ketë të disponueshëm Leroy Sane për shkak të një problemi në gju, ndërsa sytë do të jenë tek Musiala. Japonia ka fituar vetëm një nga tetë ndeshjet e fundit të Kupës së Botës, por kjo nuk e pengon aspak që të tentojë surprizën ndaj katër herë kampionëve të botës. Edhe pse kanë marrë pjesë plot shtatë herë Kupën e Botës, asnjëherë nuk kanë arritur që të kalojnë fazën e grupeve.

Ndeshja e fundit për sot e që nis të luhet në orën 20:00 të mbrëmjes është Belgjikë-Kanada.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65807 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE