Zjarr i madh në Mirditë, rrezikohen banesat! (Video)!
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditën e sotme në zonën e Bukëmirës në Mirditë. Mëso0het se zjarri i përmasave të mëdha ka rrezikuar banesa dhe shumë vreshta rrushi.
Edhe pse ndërhyrja nga toka konsiderohej e vështirë më shumë se dy orë më parë forcat zjarrfikëse ishin nisur drejt vendngjarjes.
Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi me një njoftim në Facebook bën me dije se një helikopter i Forcave të Armatosura i është bashkuar aksionit për të vendosur nën kontroll flakët.
“Helikopteri i Forcës Ajrore sapo i është bashkuar aksionit për shuarjen e flakëve në fshatin Bukmirë në Mirditë, ku zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Frocat zjarrfikëse nga Mirdita, Tirana, Kukësi e Burreli janë duke punuar nga terreni. Dyshimet janë se si në Krujë ashtu edhe në Mirditë zjarret janë të qëllimshme”, shkruan Peleshi.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 23 vatra zjarri.
Helikopteri i Forcës Ajrore sapo i është bashkuar aksionit për shuarjen e flakëve në fshatin Bukmirë në Mirditë, ku zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Forcat zjarrfikëse nga Mirdita, Tirana, Kukësi e Burreli janë duke punuar nga terreni. Dyshimet janë se si në Krujë ashtu edhe në Mirditë zjarret janë të qëllimshme. Policia po punon për identifikimin e tyre dhe sipas ligjit të gjithë autorët do të ndëshkohen.
Posted by Niko Peleshi on Sunday, August 7, 2022