Pema e Krishtlindjes duhet natyrale apo artificiale? Ekspertët e klimës i japin përgjigje pyetjes!
Ka disa njerëz që kënaqen me aromën e një peme të vërtetë dhe gëzimin e zgjedhjes së një peme në një pyll dhe të tjerë që preferojnë thjeshtësinë e pemëve artificiale që mund t’i ripërdorin për Krishtlindjet e ardhshme. Por konsumatorët po bëhen më të vetëdijshëm për klimën dhe duke marrë parasysh se cila pemë ka ndikimin më të ulët në planetin tonë që po ngrohet me shpejtësi. Për më tepër, zgjedhja e një peme miqësore me planetin do t’ju fusë në listën e të preferuarve të Babagjyshit.
Pra, cili lloj peme mundëson prodhimin më të ulët të karbonit një pemë natyrale apo një pemë plastike e blerë në dyqan? Andy Finton, drejtor i ruajtjes së peizazhit dhe ekologu pyjor për “Nature Conservancy në Massachusetts” tha për CNN:
Është padyshim shumë më komplekse nga sa e mendoni. Është e lehtë të imagjinohet se ripërdorimi i një peme artificiale vit pas viti është alternativa më e qëndrueshme. Një pemë artificiale përdoret për mesatarisht gjashtë vjet. Prandaj kostoja e karbonit është padyshim më e madhe sesa për një pemë natyrale.
Cilat janë përfitimet e pemëve natyrale?
Mesatarisht, duhen shtatë vjet për të rritur plotësisht një pemë Krishtlindjeje, sipas “National Christmas Tree Association”. Nëse pemët priten ose digjen, ato mund të lëshojnë karbonin që kanë ruajtur përsëri në atmosferë. Por Doug Hundley, zëdhënës i “National Christmas Tree Association”, i cili mbron pemët e vërteta, thotë se akti i prerjes së pemëve të Krishtlindjeve nga një fermë balancohet kur fermerët mbjellin menjëherë më shumë fidanë për t’i zëvendësuar ato.
Duke peshuar të mirat dhe të këqijat e klimës, pemët natyrale të Krishtlindjeve kanë më shumë avantazh. Por nëse vendosni të dekoroni sallat tuaja artificialisht, blini një pemë që do ta ripërdorni për shumë vite. Sido që të jetë, sipas Finton, njerëzit duhet të ndihen mirë për vendimin e tyre dhe të gjejnë mënyra të tjera për të trajtuar krizën klimatike. Shijoni pushimet dhe fokusohuni në aspekte të tjera të jetës suaj për të reduktuar ndikimet e ndryshimeve klimatike.