Katar 2022, “fiton” LGBTQ+, FIFA lejon flamurin ylber!

vovalbania November 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Katar 2022, “fiton” LGBTQ+, FIFA lejon flamurin ylber!

FIFA bën prapakthehu dhe i jep dritën jeshile përdorimit të objekteve dhe banderolave ​​“ylber” në stadiumet e Kupës së Botës në Katar. Në javën e parë të Kampionatit Botëror të Futbollit, shtatë skuadra europiane humbën betejën për të mbajtur në fushë shiritat shumëngjyrësh “One Love”. Disa tifozë u ankuan gjithashtu se nuk u lejuan të mbanin sende me ngjyrat e ylberit, një simbol i të drejtave të LGBTQ+, në stadiumet e Katarit.

Në një deklaratë të fundit, ekzekutivi i futbollit botëror theksoi:

Jemi në dijeni të disa incidenteve në të cilat objektet e lejuara nuk mund të shfaqen në stadiume dhe kemi marrë garanci nga autoritetet se tashmë ato do të lejohen në stadiume.

Më 21 nëntor, skuadrat që në Kupën e Botës në Katar kishin planifikuar të mbanin shiritin shumëngjyrësh të kapitenit me logon “One Love” (Një dashuri) janë tërhequr nga nisma. Kjo prej frikës së sanksioneve nga ekzekutivi i futbollit botëror, FIFA, siç thuhet në një deklaratë të përbashkët.

Shtatë skuadra europiane që u regjistruan në fushatën “One Love”, përfshirë Anglinë dhe Gjermaninë, patën thënë se ishin të përgatitura të paguanin gjoba, por duket se ndryshuan mendje. FIFA ka qenë shumë e qartë se do të vendosë sanksione sportive nëse kapitenët tanë veshin shiritat në fushën e lojës.

Vendet pjesëmarrëse e informuan FIFA-n në shtator për dëshirën e tyre për të mbajtur shiritin shumëngjyrësh në Katar, si një shenjë për diversitetin mes kritikave ndaj vendit pritës për kushtet e tij të të drejtave të njeriut dhe trajtimin e komunitetit LGBTQ+.

Lojtarët dhe trajnerët tanë janë të zhgënjyer. Ata janë mbështetës të fortë të përfshirjes e do të tregojnë mbështetje në mënyra të tjera.

Botërori i Futbollit në Katar nisi më 20 nëntor, jo pa polemika, ndonëse kreu i FIFA-s, Infantino u mundua më kot t’i shuante. Infantino porositi botën e futbollit të fokusohet te loja dhe të mos shesë moral, se sipas tij, “diçka e tillë do të ishte hipkrizi”. Ai u shpreh se ndihet arab, homoseksual dhe emigrant.

Ndërkohë, sot luhen katër sfida. Në orën 16:00 zhvillohen Tunizi-Francë e Australi-Danimarkë. Në mbrëmje ora 20:00, radha e takimeve Poloni-Argjentinë e Arabi Saudite-Meksikë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65807 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE