Ferrari i famshëm në filmin “Ferris Bueller’s Day Off” del në ankand!

vovalbania August 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ferrari i famshëm në filmin “Ferris Bueller’s Day Off” del në ankand!

Ndoshta Ferrari ‘i famshëm’ dhe më ikonë i të gjitha kohërave është Rosso Corsa 250 GT California Spyder i cili ishte nën pronësi të babait të Cameron Fry në filmin klasik të vitit 1986 “Ferris Bueller’s Day Off”. Kjo makinë, një kopje e cila vepron si një nga 58 SWB Spyders, konsiderohet si një nga makinat më të koleksionueshme italiane të prodhuara ndonjëherë. Sidoqoftë, nëse e mbani mend filmin, Cameron pretendon se makina e babait të tij është aq e rrallë dhe vetëm më pak se 100 modele janë të prodhuara.

E dizajnuar nga Carozzeria Scaglietti veçanërisht për tregun amerikan, për të njëjtën arsye ku iu vendos edhe emri California, makina 250 GT Spyder ofronte një tavan të hapur, hapësirë të mjaftueshme të bagazhit dhe një tavan opsional për t’iu përshtatur kushteve të motit. E fuqizuar nga një motor 3.0 litërsh 177kW/265Nm Columbo V12 me tre karburatorë, ky Ferrari 250 GT California Spyder 1958 është makina e 14-të e prodhuar nga 50 makina që ishin prodhuar në total.

Ky model i Ferrari 250 GT California Spyder, pritet që të kushtojë rreth 6.8 deri në 8.3 milionë euro kur ajo të dalë në ankandin e Monterey me 20 gusht të këtij viti. Së fundmi, rikujtojmë se Ferrari është detyruar të tërheqë 23,555 makina për shkak të një problemi të mundshëm që mund të shkaktojë që frenat të humbasin funksionin dhe të rezultojnë në një aksident. Kompania nga Maranello gjithashtu tërhoqi pothuajse 10 mijë makina për shkak të të njëjtit problem në tetor të vitit të kaluar dhe tani ky numër është më shumë se dyfishi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE