Presidenti Begaj në Vatikan, pritet nga Papa Françesku: Bisedë për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë

vovalbania December 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Presidenti Begaj në Vatikan, pritet nga Papa Françesku: Bisedë për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Republikës  Bajram Begaj, është pritur këtë të premte në një takim në selinë e Shenjtë nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.

Presidenti Begaj vlerësoi ecurinë e shkëlqyer të marrëdhënieve ndërshtetërore, pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1991, thuhet në njoftimin për shtyp nga Presidenca.

Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu rolin dhe mbështetjen që Selia e Shenjtë dhe Papa Françesku kanë dhënë jo vetëm për rimëkëmbjen shpirtërore të shqiptarëve të besimit katolik, por veçanërisht për lartësimin e historisë dhe të modelit të bashkëjetesës e të harmonisë fetare të shqiptarëve.

Presidenti Begaj e njohu gjithashtu Kardinalin Parolin me vokacionin dhe progresin e Shqipërisë në kuadër të integrimit evropian, angazhimet e saj në kuadër të forcimit të fqinjësisë së mirë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe kontributin si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për periudhën 2022-2023.

Duke u ndalur tek çështja e Kosovës, Presidenti Begaj, vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira kanonike mes Selisë së Shenjtë dhe komunitetit katolik të Kosovës si dhe shprehu besimin për angazhimin e mëtejshëm të Shtetit të Vatikanit në konsolidimin e paqes dhe të sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Me gjithë progresin e bërë, paqja dhe siguria në rajon mbeten ende shumë të brishta, ndaj dhe arritja e një marrëveshje, ligjërisht të zbatueshme, për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë do të ishte kontributi më i mirë për paqen, stabilitetin dhe progresin e të gjithë rajonit“, është shprehur Presidenti Begaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65850 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE