S’ka pushim më 6 dhjetor, ministrja e Arsimit: Të gjitha shkollat e Tiranës do të vijojnë mësimin normalisht!

vovalbania December 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
S’ka pushim më 6 dhjetor, ministrja e Arsimit: Të gjitha shkollat e Tiranës do të vijojnë mësimin normalisht!

Të gjitha shkollat e Tiranës do të vijojnë mësimin normalisht më 6 dhjetor. Ka qenë ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ajo e cila e ka nënvizuar edhe një herë sot këtë, nisur nga fakti se shumë janë keqkuptuar pas lajmeve se 6 dhjetori mund të ishte pushim prej Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Ajo ka përmendur edhe samitin BE-Ballkan Perëndimor që do të mbahet në Tiranë datë 6 dhjetor, duke thënë se është eventi më i rëndësishëm që po ndodh në Shqipëri dhe një ngjarje e jashtëzakonshme por ky organizim nuk mund të ndalojë procesin mësimor.

“Samiti BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor është një ngjarje e jashtëzakonshme dhe historike për Shqipërinë. Për herë të parë, të gjithë liderët e BE-së mblidhen në një vend jashtë BE-së për një samit të Këshillit Evropian. Ky është nder dhe vlerësim i madh për vendin tonë, por s’ka arsye për të ndaluar procesin mësimor”, ka shkruar në postim ministrja.
Madje, ajo e ka mbyllur shkrimin e saj me një thirrje për mësuesit që në datën 6 dhjetor mund të diskutojnë se si Shqipëria ka kaluar përmes një rrugëtimin të vështirë.

“Madje i ftoj të gjithë mësuesit, në të gjithë vendin, që ta shfrytëzojnë këtë ditë kaq të veçantë për të ndarë me nxënësit opinionet për rrugëtimin e vështirë evropian të atdheut tonë”, ka përfunduar shkrimin e saj Ministrja e Arsimit, Evish Kushi.

Kujtojmë se Samiti BE-Ballkan Perëndimor do të zhvillohet në Tiranë për herë të parë  më datën 6 dhjetor dhe organizimi për këtë ditë ka marrë vëmendje të madhe politike e mediatike. Policia dhe forcat e sigurisë do të jenë në të gjithë vendin atë ditë dhe një ditë më parë, në datën 5 dhjetor për të siguruar 27 liderët që pritet të vinë në vendin tonë. Ky samit i përbashkët do të ketë 16 nivele sigurie dhe liderët do të ndiqen nga policia që nga mbërritja në aeroport e deri në vendin e takimit, për të zhvilluar më pas axhendën e tyre. Madje, tashmë të gjithë qytetarët do të kontrollohen përgjatë perimetrit të sigurisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65098 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE