Pse nuk takohet më me Beniada Nishanin? Sarah Berisha tregon arsyen!

vovalbania December 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pse nuk takohet më me Beniada Nishanin? Sarah Berisha tregon arsyen!

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion. Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave. Shpesh dyshja ndajnë me ndjekësit e tyre momente mjaft romantike me njëri- tjetrin.

Sarah shpesh poston foto dhe video nga jeta e saj e përditshme dhe është gjithmonë afër bashkëbisedimeve me ndjekësit e saj. Ditën e sotme bukuroshja ka postuar një ‘Ask’ në Instastory për t’ju përgjigjur disa prej pyetjeve të ndjekësve të saj. Një prej tyre e ka pyetur Sarën se përse nuk është takuar më me Beniadën prej disa kohësh e për këtë bukuroshja e ka një përgjigje, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet për ndonjë zënkë mes tyre.

Me Benin nuk jemi takuar shumë kohët e fundit sepse ajo është e ngarkuar me punët e saj dhe unë me të miat, por raporti është njësoj.

 

Ka kaluar tashmë 1 vit që kur Sarah nisi rrugëtimin e saj në “Big Brother Vip” e përveç shpirtit të saj të bukur që ka treguar në lojë, gjithashtu ka nisur edhe historinë e saj të dashurisë me Dj Pm, i cili gjithashtu ka qenë banor i shtëpisë së ‘BBV’. E në kujtim të kësaj dite të veçantë për të, Sarah ka dashur të shprehet me disa fjalë me anë të një postimi në Intastory.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65781 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE