“Akt për turp, vetëm rrugaçët e bëjnë”, analistja shqiptare shpërthen ndaj Granit Xhakës
vovalbania
December 04, 2022
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Aktivistja e Shoqërisë Civile në Kosovë, njëkohësisht edhe analiste, Zana Avdiu e ka quajtur gjestin e Granit Xhakës në drejtim të pankinës së Serbisë si një akt të turpshëm.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Avdiu duket se nuk e ka vetëm me lojtarin shqiptar me pashaportë zvicerane, por me të gjithë ata qe e shpërndanë imazhin me krenari.
“Akti i Granit Xhakës, është për turp. Akt prej një rrugaçi. Dhe, fatkeqësia është, qe asnjë nuk la pa e shpërnda atë foto. Pra, zero nivel, ne një shtet te tane” – shkruan ajo.