Inteligjenca britanike: Reduktim i misioneve ruse në Ukrainë, tre arsye të mundshme!

vovalbania December 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Inteligjenca britanike: Reduktim i misioneve ruse në Ukrainë, tre arsye të mundshme!

“Avionët luftarakë rusë kanë reduktuar ndjeshëm misionet e tyre mbi Ukrainë”. Kjo sipas një buletini të përditshëm të shërbimeve sekrete britanike. Megjithatë, aktualisht disa dhjetëra misione në ditë ende janë duke u kryer. Referuar burimeve të shërbimeve sekrete të Londrës, në një postim në Twitter, Ministria britanike e Mbrojtjes shkruan:

Në muajin mars kishte deri në 300 misione në ditë. Forcat ajrore ruse kanë humbur më shumë se 60 avionë deri më tani, përfshirë një bombardues taktik, tip Sukhoi Su-24 dhe një gjuajtës tokësor tip Sukhoi Su-25, vetëm gjatë javës së kaluar.

Deklarata pohon se “reduktimi ka të ngjarë të ketë lidhje me kërcënimin e vazhdueshëm nga mbrojtja ajrore ukrainase. Po ashtu, me kufizimet në orët e disponueshme të fluturimit për avionët rusë dhe përkeqësimin e kushteve të motit”.

Ministria Britanike e Mbrojtjes ka publikuar çdo ditë informacione mbi rrjedhën e luftës që nga fillimi i pushtimit. Moska reagoi duke akuzuar Londrën zyrtare për një fushatë të qëllimshme dezinformimi.

Që luftimet në Ukrainë janë ngadalësuar dhe ka të ngjarë që kjo tendencë të vazhdojë në muajt e ardhshëm të dimrit paralajmërojnë edhe agjencitë e inteligjencës amerikane. “Por, nuk ka të dhëna për zbehje të rezistencës nga ana e forcave ukrainase”, sipas drejtoreshës së Inteligjencës në Shtetet e Bashkuara, Avril Haines.

Të dyja palët po tentojnë “të riparohen, rifurnizohen e rindërtohen” për çdo kundërsulm në pranverë. Ky njoftim vjen pas sulmeve ruse ndaj infrastrukturës kritike të energjisë së Ukrainës. Kanë kaluar mbi nëntë muaj që nga koha kur trupat e Moskës nisë pushtimin e vendit fqinj e sipas një bilanci, Rusia ka humbur mbi gjysmën e tokës që pushtoi.

Gjatë një forumi të Mbrojtjes në Kaliforni, Haines tha:

Aktualisht, shumica e luftimeve po zhvillohen përreth Bahmutit, në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut. Luftimet janë ngadalësuar pas tërheqjes së trupave ruse nga perëndimi i rajonit të Khersonit, muajin e kaluar. Po shohim një ritëm të reduktuar në konflikt. Ne presim që kjo të ketë të ngjarë të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65840 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE