Incident i rëndë në protestë, goditet me grusht Sali Berisha
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Incident i rëndë në protestë, goditet me grusht Sali Berisha](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/12//incident-i-rende-ne-proteste-goditet-me-grusht-sali-berisha.jpg)
Një person ka goditur me grusht kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Menjëherë, agresori u neutralizua nga truprojat e Berishës dhe mbështetësit demokratë.
Protesta vijoi normalisht, me Berishën që madje mbajti fjalim disa minuta pas incidentit dhe u shpreh se “asgjë nuk na mposht”.
Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në hapjen e protestës së Rithemelimit. Pavarësisht se u godit me grusht nga një prej personave që ndodhej në turmën e protestuesve, Berisha doli i gjakosur para protestuesve dhe deklaroi se do të rrëzonte kryeministrin, Edi Rama.
“Asgjë në botë nuk na mposht ne, popullin e opozitës dhe popullin e fitores, poshtë Edi Rama, poshtë kriminelët, ne do ju rrëzojmë. Jemi këtu sot së bashku për të protestuar kundër regjimit të horrave dhe kriminelave”- u shpreh Berisha.