“Ty ti fala…”, Kida e zhgënjyer nga një lidhje dashurie?

vovalbania December 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ty ti fala…”, Kida e zhgënjyer nga një lidhje dashurie?

Kida është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura të momentit. Këngët e saj kanë pasur gjithmonë sukses, duke u kthyer në hite dhe duke numëruar miliona klikime. Jo vetëm për faktin se këngët e saj kanë pasur shumë sukses, por ajo çfarë e bën këngëtaren një ndër më të dashurat për publikun është se Kida është një ndër artisteve që ka dhjetëra faqe ndjekësish me emrin e saj në Instagram.

Kida e ka mbajtur shumë të fshehtë deri më tani jetën e saj private. Ama vetëm pak më parë, bukuroshja ka habitur ndjekësit e saj me shkrimin në foton e postuar së fundmi. Madje ka nxitur dyshimet për një lidhje dashurie të saj dhe gjithashtu kureshtjen se kujt mund t’ja ketë dedikuar këngëtarja këto fjalë.

Ty ti fala

Krejt senet ty t’i fala

Ndoshta mund edhe të jenë edhe pjesë nga teksti i këngës së saj të re, por tashmë ende nuk dimë se cila është e vërteta.

Projekti i saj i ri muzikor, i cili titullohet “Ma lujte”, është publikuar 1 muaj më parë e mesa duket Kida ka përfunduar edhe një tjetër këngë të re. Ama me anë të postimit të fundit në Instastory, ku ka publikuar një foto nga videoklipi i këngës ka shkruar “2023”, duke na lënë të kuptojmë se për këtë vit Kida nuk do të publikoj më projekte të reja muzikore dhe po punon për vitin e ardhshëm.

 

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE