“Sulm ndaj Berishës ishte i organizuar”, Këlliçi zbardh detaje të forta: Autori ishte një i infiltruar, ja cili ishte qëllimi

vovalbania December 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Sulm ndaj Berishës ishte i organizuar”, Këlliçi zbardh detaje të forta: Autori ishte një i infiltruar, ja cili ishte qëllimi

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka komentuar sulmin ndaj kryetarit Sali Berisha, në protestën e mbajtur më 6 dhjetor.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Këlliçi tha se të gjitha faktet të çojnë në konkluzionin se ky sulm ishte i organizuar dhe porositësi ishte vetë kryeministri Edi Rama.

Ai shtoi se me këtë akt synohej irritimi i protestueseve dhe një përplasje të mundshme mes tyre dhe me policinë. Sipas tij një gjë e tillë u shmang vetëm falë kryetarit të PD Sali Berisha, i cili e mirë menaxhoi rastin duke qetësuar mbështetësit e tij.

“Shumë normale është, po ta shihini dhe nga aktiviteti i tij e shini që është i motivuar fill pas ngjarjes që është skandaloze dhe opinioni publik është sensibilizuar. Por, nuk mund të rri pa përmendur, se kush mendonte ta gjunjëzonte ka menduar gabim, pasi Berisha nuk tërhiqet. Është një vendim i gjykatës së Tiranës në vitin 2017, ku banditi që goditi Berishën ka qenë i dënuar dhe ai nuk është me të meta mendore dhe kështu bie që ai ka probleme mendore.

Të gjitha faktet tregojnë se kjo ka qenë e parapërgatitur. Të gjitha argumentet të çojnë te fakti që është i organizuar, ky që goditi Berishën, ku fare mirë mund at kishte goditur në vende të tjera, kur vinte në selia apo në aktivitete të tjera. Në momentin që ai është kapur është shprehur ishte shprehur se ishte për tu bërë ky akt dhe kreva një gjë që duhej bërë. Që është e organizuar.

Edi Rama me gjuhën e tij në parlament kemi parë që shan deputetët, ai e ka ushqyer këtë. Në publikimet e hakerave të Policisë është një i infiltruar dhe një kontingjent. Është gjetur një njeri me precedent dhe është përdorur për të dhënë një mesazh të qartë për të trembur. Është pritur që atë ditë të ndodhet hataja, turma të irritohej, të shkonte te kryeministria, ku zhvillohej samiti dhe të përdorej. Berisha foli në foltore që të shmangej skenari i përplasjes. Do të krijonte problem. Çfarë nuk kam dëgjuar në raportet që bëhen për ne dhe që mbështesim Berishën si deputet. E gjitha kjo bëhet për të krijuar një skenar që Berisha rrethohet nga mercenarë që dhunojnë, por kjo gjë nuk është e vërtetë”, u shpreh Këlliçi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE