Nga ndarja me të bijën e Milaim Zekës që bëri bujë tek dështimet e 4 fejesave të tjera me vajzat e famshme, këngëtari i njohur shqiptar heq dorë nga muzika?
Këngëtari Seldi Qalliu, më tepër se për karrirën dhe muzikën e tij është përfolur për jetën private dhe lidhjet me vajzat e famshme. Por për fat të keq, 4 fejesa që Seldi ka bërë publike kanë përfunduar në ndarje.
Në vitin 2011 këngëtari Seldi bëri publike lidhjen e tij me vajzën e gazetarit të njohur, Milaim Zekës, Dafinën. Lidhja e tyre kaloi në tjetër nivel dhe çifti u fejua. Por në vitin 2016 kjo marrëdhenie mori fund.
Por Dafina nuk ishte e fejuara e parë e Seldit. E para ishte Domenika Çaushaj, vajza nga Vlora që Seldi e njohu në “Big Brother” dhe pas daljes vendosi të fejohej me të. Ndryshe nga historia me Dafinën, ndarja nga Domenika u pasua me konflikt e polemika.
Fejesa e tretë e Seldit ishte me këngëtaren Mimoza Shkodra. Në vitin 2018, kur gjithandej përfiltej për një dasëm të çiftit në fakt erdhi lajmi i ndarjes së tyre.
Fejesa e katërt dhe e fundit (mediatike) e këngëtarit ishte ajo me modelen Sindy Çela. 22 vjeçarja, e cila jeton në Belgjikë pranoi se me Seldin ishte dashuri me shikim të parë. Por edhe kjo si 3 fejesat e para përfundoi shpejt në ndarje.
Pas kësaj ndarje Seldi stopoi edhe jetën virtuale, duke mos postuar asgjë nga aktiviteti i tij. Postimi i fundit i këngëtarit në Instagram daton në 10 qershor 2021, pra rreth një vitë e gjysmë më parë.
Dihet vetëm se Seldi për momentin është shpërngulur në Londër, por mbetet për tu parë nëse këngëtari do t’i rikthehet sërish muzikës dhe skenave.