Si ndikon sindroma ADHD në prindërim?!

vovalbania December 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si ndikon sindroma ADHD në prindërim?!

Ndoshta mund ta keni dëgjuar ADHD si term, por ndoshta disa prej jush nuk e dinë saktësisht kuptimin e kësaj fjale. ADHD është një nga çrregullimet neurozhvillimore më të zakonshme. Zakonisht diagnostikohet në fëmijëri dhe shpesh zgjat deri në moshën madhore. Disa të rritur kanë ADHD, por nuk janë diagnostikuar kurrë. Simptomat mund të shkaktojnë vështirësi në punë, në shtëpi, ose në marrëdhënie familjare. Simptomat mund të duken ndryshe në moshat më të mëdha, për shembull, hiperaktiviteti mund të shfaqet si shqetësim ekstrem.

Shkencëtarët po studiojnë shkaqet dhe faktorët e rrezikut në një përpjekje për të gjetur mënyra më të mira për të menaxhuar dhe zvogëluar shanset që një person të ketë ADHD. Shkaqet dhe faktorët e rrezikut për ADHD janë të panjohura, por hulumtimet aktuale tregojnë se gjenetika luan një rol të rëndësishëm.

E ndërsa paraqitëm vështirësitë e një personi me këtë diagnozë, vumë re se një ndër to ishte vështirësi në marrëdhënie me familjen, ku përfshihet këtu edhe prindërimi. Barra që këto persona kanë shumëfishohet edhe më shumë në momentin kur i duhet të kujdesen edhe për persona të tjerë, aq më shumë duke qenë fëmijët e tyre. Kjo sjellje lidhet me disa simptoma që ato shfaqin, për shembull:

1. Sfidë me menaxhimin dhe rregullimin e emocioneve personale, për më tepër kur supozohet t’i orientojmë dhe përgatisim edhe fëmijët për menaxhimin e emocioneve të tyre.

2. Theksohet më shumë mungesa e organizimit, vonesat, problemet me gjumin duke rritur stresin dhe problemet familjare.

3. Duke qenë se kanë probleme me planifikimin dhe fokusimin, ndihen të demotivuar për të mësur fëmijët e tyre për të mësuar diçka të re.

4. Simptoma e ADHD mud të ndikojë edhe tek fëmijët e tyre duke qenë se mund t’i çojnë me vonesë në shkollë, të jenë edhe ata të paorganizuar dhe të harrojnë gjërat e rëndësishme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65810 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE