Takim në burg mes të dënuarave, dënuesve dhe gardianëve të burgut

vovalbania December 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Takim në burg mes të dënuarave, dënuesve dhe gardianëve të burgut

Pas 16 viteve në burg, Liljana Mulliri nuk është në gjendje të thotë se sa është numri i grave të dënuara që priti dhe përcolli drejt lirisë.

Dhe këtë vit, si shumë të tjerë ajo shpresoi në faljen që do t’i hiqte ditët që i kanë mbetur për t’i vuajtur. Por për të tretin edhe sivjet nuk ka amnisti.

Kanë zgjedhur ditën e fundit të aktivizimit kundër dhunës dhe ditën ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut që gjyqtarët, prokurorët , gardianët dhe të dënuarat të dëgjojnë njëra tjetrën.

“Është shumë e vështirë për mua të harroj çfarë kam bërë”, tha e burgosura.

“Nuk është e lehtë të japësh një vendim, të gjykosh përditë e të vlerësosh me prova dhe me bindje”, tha Valdete Hoxha, gjyqtare e Apelit.

Prej 18 vitesh gardiane në burg dhe në pritje të dalë në pension, Mimoza Rumano këmbëngul se gratë e burgosura dhe gratë viktima i bashkon paragjykimi.

Anila Hoxha: Zonja gjyqtare tani që jeni në burg mendoni se çdo gjyqtar dhe prokuror duhet të hyjë njëherë në burg përpara se të japë një vendim?

Edlira Petri, Gjyqtare e Apelit Tiranë: Them që po sepse duhet të vlerësojë gjendjen dhe rrethanat që e shtynë të kryejë individin krimin e dënueshëm me ligj.

Pavarësisht se janë shpallur fajtore për krime që nga vrasjet, plagosjet, trafiku i drogës, shpërndarja e mashtrimit, dhe për këtë po vuajnë dënimin si të akuzuara , disa prej tyre janë edhe viktima.

Dhe bëhet fjalë për atë kategori që nuk u lejohet të takojnë fëmijët pasi kanë vrarë bashkëshortin apo partnerin

Zakonisht në qeli kanë përfunduar gjyqtare dhe prokurorë të arrestuar për korrupsion dhe kjo është hera e parë kur njerëzit e drejtësisë kalojnë derën e burgut për të parë se çfarë brenda mureve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE