“Shpërthen” Erion Braçe: Boll më!/ Deputeti i PS akuzon ministren e Bujqësisë për fondet për fermerët!
Thellohet përplasja mes deputetit socialist Erion Braçe dhe ministres së Bujqësisë, Frida Krifca.
Braçe një zë i fortë mbështetës i fermerëve dhe blegtorëve shqiptarë, lëshoi kritika të forta për mënyrën e shpërndarjes së fondeve për bujqësinë.
Braçe: Dola nga komisioni i Ekonomisë, sapo! paratë u ndanë:30 miliardë u shpërndanë, bujqësisë ju dhanë vetëm 200 milion lekë! vetëm kaq! Prej dy muajsh kam kërkuar me ngulm 1 miliardë lekë për dy zëra të skemës mbeshtetëse:1. naftën falas për bujqit 2. tufën baze të matrikulluar. mendova të paguanim plotësisht 1/3 e familjeve bujqësore që nuk kanë marrë naftën ende; 2000 i kam veç unë në Divjakë e Lushnjë.
Sipas Erion Braçe kjo ndarje e padrejtë fondesh, ka vetëm një emër. Frida Krifca.
Braçe: Mendova të paguanim plotësisht 3400 familje blegtorale që edhe pse kanë plotësuar kushtet, nuk kanë marrë ende paratë! pra, kërkoj prej muajsh vetëm 1/30 e parave qe u shpërndanë sot! joooooooooooooo! jooooooooooooooooooo! Për NAFTEN nuk do ketë më para-pas këtij akti; për tufën bazë të matrikulluar do ketë vetëm 200 milion për vetëm 1000 familje blegtorale nga 3400 që kanë mbetur pa paguar. Kaq! Po mësoj që Ministria e Bujqësisë ka vendosur kështu!
Ish zëvendës kryeministri socialist jep këtë shpjegim përse nuk u morën në konsideratë propozimet e tija.
Braçe: Argumenti: janë populizëm e propozime për të rritur popullaritetin e një njeriu; e dëgjova me zë e sy me sy sot! Bujqit janë të fundit kur ndahen paratë e buxhetit, fakti është ky! Kur ata janë të fundit, unë s’kam pse të jem i pari. Boll më! As qe ia vlen më!