Bëmat e Stresit nuk kanë fund, këtë herë tregon si e ka planifikuar varrimin e tij
Stresi ka vite që është pjesë e skenës dhe publiku i tij shumë mirë “bëmat” e tij, por në fakt gjatë qëndrimit të tij në Big brother Kosova, publiku po e njeh shumë më shumë dhe në fakt ai duket se ka akoma dhe më shumë për të treguar nga vetja e tij.
Së fundmi reperi tregoi se ka një aftësi për të dalluar njerëzit fallco.
“Unë jam për këtë sport, unë ta nxjerr maskën për sekonda, të tregoj se kush je”, ka thënë ai.
Megjithatë biseda në ato momente mes banorëve, ishte e përqëndruar tek vdekja dhe ceremonitë mortore, ku Stresi i çuditi të gjithë, duke përshkruar se si do të jetë ceremonia mortore e tij.
“Ky burrë këtu ka me e mbyllë karrierën e ka me vdekë dhe 3 milionë banorë kanë me më ardhë në varrim. Krejt Shqipëria e Kosova, do të jetë vargu ku nuk pritet më. As 2Pac e as Biggie nuk kanë pas kështu varrimi çfarë do ta kem unë”.