Liqeni i Ohrit rrezikon statusin e “UNESCO-s”; problemet në pjesën shqiptare

vovalbania December 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Liqeni i Ohrit rrezikon statusin e “UNESCO-s”; problemet në pjesën shqiptare

Liqeni i Ohrit, pjesë e listës së pasurive botërore të UNESCO-s në pjesën shqiptare vazhdon të ketë një sërë problematikash të pazgjidhura nga institucionet përgjegjëse duke rrezikuar statusin e tij.

Ndërsa kanë mbetur vetëm pak muaj nga afati kur autoritetet do të duhet të raportojnë në lidhje me rekomnadimet që duhet të ishin përmbushur për të mos rrezikuar statusin e fituar, janë një sërë pikash që ende nuk janë zgjidhur.

Ujërat e zeza të disa fshatrave që derdhen ende në liqen, aktiviteti minerar, mbetjet urbane dhe hotspote të tjera shkaktojnë ndotje të liqenit në pjesën shqiptare sipas ekspertëve

Një tjetër problem mbetët edhe ulja e nivelit të liqenit nën minimumin kritik si pasojë e hapjes së portave nga Maqedonia e Veriut.

Vendi fqinjë shfrytëzon ujin për prodhimin e energjisë elektrike por pavarësisht se ka një marrëveshje mes dy shteteve sa i takon kuotave autoritetet tona nuk e shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të kërkuar llogari mbi keqmenaxhimin, duke rrezikuar këtë pasuri të përbashkët

Pavarësisht një liste të gjatë me 32 rekomandime konkrete për t’u përmbushur nga pushteti qëndror dhe lokal, këto të fundit nuk kanë arritur të japin zgjidhje për disa nga problematikat më emergjente që kërcënojnë këtë pasuri ndërsa mbeten ende në nivelin e hartimit të planeve dhe strategjive por pa arritur në zbatime konkrete.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65781 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE