Rudina Dembacaj rrëfehet: “Qaj, nuk e kam jetën si në foto…”

vovalbania August 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rudina Dembacaj rrëfehet: “Qaj, nuk e kam jetën si në foto…”

Rudina Dembacaj njihet si një nga ato personazhe publike pa komplekse dhe që gjithmonë shprehin atë që mendojnë pa filtra. Aktorja nuk ngurron të ndaj momente nga jeta e saj personale gjithmonë dhe të përgjigjet ‘pa filtra’.

Shpesh, bukuroshja bën biseda ‘online’ me ndjekësit e saj në Instagram për të shuar kuriozitete që ata mund të kenë. Vetëm pak orë më parë Rudina i është përgjigjur disa prej tyre, por ne zgjodhëm të ndaleshim te një prej tyre. Një ndjekës e pyet nëse qan ndonjëherë dhe a e ka jetën si në foto e aktorja u përgjigj kështu duke u shprehur se si çdo njeri ka momente të vështira.

Qaj! Jo nuk e kam ashtu, sepse s’kam foto kur qaj. Nuk kam mendje të pozoj kur jam e mërzitur. Në foto dalim në ditë të bukura në përgjithësi. Të gjithë njerëzit e kanë jetën pothuajse njësoj. Kanë drama, zhgënjime, lumturi, sakrifica, etj.

Me datë 1 tetor të vitit të kaluar, aktorja e njohur dhe shumë e pëlqyer nga publiku Rudina Dembacaj zhvilloi ceremoninë e shumëpritur të dasmës së saj. Bukuroshja u martua me ish-deputetin Mark Frroku. Kujtojmë se vetë ajo vendosi që ta bënte publike lidhjen e saj me anë të një postimi në rrjetin social Instagram në vitin 2020..

Rikujtojmë se, para pak kohësh e ftuar në “Pardon My French”, Rudina dha intervistën e saj të parë që nga dita e dasmës së saj. Aktorja gjithashtu, zbuloi dhe momentin më të bukur të festës që ishte pikërisht kurora para kishës. Gjatë intervistës, Rudina u përlot teksa shpjegoi veshjen e saj aq tradicionale sa edhe moderne gjatë kësaj dite të veçantë. Momenti më prekës ishte teksa flet për të atin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE