137 kg kokainë nga Ekuadori, SPAK kërkon 19 vite burg për Gentian Malindin
vovalbania
December 19, 2022
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
SPAK kërkon dënimin me 19 vite burg për Gentian Malindin i akuzuar për trafik droge, rasti i 137 kg kokaine nga Ekuadori.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar 12.9 vite, Malindi u arrestua pas 2 viteve në arrati dhe lëvizte me dokumente të falsifikuara.
Prokuroria e Posaçme përfundoi në nëntor 2020 hetimet për biznesmenin Gentian Malindi, të dyshuar për trafikimin e një sasie prej 137 kg kokaine nga Ekuadori.
Sasia e drogës u bllokua në Portin e Pireut, Greqi dhe u zëvendësua me oriz dhe më pas u lejua të vinte në portin e Durrësit.