Gjyqtari i finales së Botërorit i është përgjigjur kritikave të mediave franceze, madje solli prova
Pas finales së Kupës së Botës, ku Argjentina mundi Francën me penallti, gjyqtari i ndeshjes, Szymon Marciniak, mori kritika të shumta, sidomos nga mediat franceze, madje L’Equipe publikoi një artikull më vete për gabimet e arbitrit.
Pretendimi kryesor ishte episodi i ndodhur gjatë golit të tretë të argjentinasve. Përpara se Messi të gjuante në portë, të paktën një zëvendësues argjentinas kaloi vijën e fushës.
Në një konferencë për shtyp sot, Marciniak vendosi t’i përgjigjet këtij pretendimi:
“Për disa arsye, francezët zgjodhën të mos e përmendin këtë foto, e cila tregon shtatë francezë në fushë kur Mbappe shënon një gol”.
Gjykatësi madje dha prova:
Bëhet fjalë për momentin kur Mbappe shënoi golin e dytë dhe duke e çuar rezultatin në 2:2, i dha mundësinë Francës për të fituar.