Sado është rritur, ish-partnerja e Stresit, Keisi vazhdon të mbetet një fëmijë në shpirt!

vovalbania August 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sado është rritur, ish-partnerja e Stresit, Keisi vazhdon të mbetet një fëmijë në shpirt!

Historia e dashurisë mes Stresit dhe Keisit është padyshim një nga më të bukurat! Reperi ka qenë i lidhur me të që kur ajo ka qenë një adoleshente dhe edhe pse distanca u bë shkak për ndarjen e tyre, pasi Keisi jeton në Kanada dhe reperi është vazhdimisht në lëvizje, dyshja vazhdon të ruajnë marrëdhënie shumë të mira.

Së fundmi bukuroshja ka postuar në Instastory një krahasim të vetes së saj, se si e shohin të tjerët dhe si është ajo në të vërtetë. Me foton e parë e ka modifikuar veten duke e kthyer shumë vite më të madhe dhe duke treguar se të tjerët e shikojnë si një grua të vjetër në moshë, por në të vërtetë ajo shprehet se ende është një vajzë e vogël dhe poston një foto të fëmijërisë saj duke e krahasuar edhe me një foto të saj tani.

Keisi është diskutuar shumë ditët e fundit në lidhje me punën e saj si një kamariere në një lokal nate në Kanada. Ajo ka diskutuar më gjatë lidhur me këtë punë ku ka thënë se nuk i vjen turp dhe se e bën me krenari. Nga ana tjetër ajo u ndal dhe tek marrëdhënia e saj me Stresin. Ajo u shpreh se gëzojnë respekt me njëri-tjetrin dhe arsyeja pse nuk janë divorcuar është se nuk kanë qenë në Shqipëri dhe nuk e kanë pasur urgjente.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE