Ja përse bashkëpunimet muzikore të Dafina Zeqirit dhe Kidës janë gjithmonë një sukses!
Këtë verë artistët u siguruan që të sillnin këngë verore që u dëgjuan kudo. Në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët u bënë bashkë duke e konsideruar këtë sezon padyshim si vera e bashkëpunimeve.
Dy nga artistet shumë të dashura për publikun Dafina dhe Kida, ishin një ndër to që kryesuan verën me bashkëpunimin e tyre të parë muzikor, i cili titullohet “Luje belin”. Dy bukuroshet na kanë treguar gjithmonë me anë të postimeve të tyre se përpos marrëdhënies si kolege kanë edhe një miqësi shumë të mirë së bashku.
E duket se 6 muaj pas suksesit të ‘Luje belin’ Kida dhe Dafina kanë publikuar projektin e tri muzikor, i cili titullohet “Ai me mu so”, por mesa duket do të ketë më shumë sukses se bashkëpunimi i tyre i parë. Kjo për shkak se vetëm brenda 19 orësh nga publikimi i saj kënga ka kaluar 1 milion klikime në platformën YouTube. E këtë na e ka treguar vetë Kida me anë të një postimi në Instastory.
Së fundmi Dafina ka marrë vëmendjen e të gjithëve me urimin e saj të Krishtlindjes për të gjithë ndjekësit e saj. Kjo gjë ka ndodhur, pasi bukuroshja ka vendosur që ta bëj këtë urim me disa foto mjaft provokuese të saj, të cilat janë nga videoklipi i këngës së saj të re, bashkëpunimin me Kidën, i cili titullohet “Ai me mu so”. Dafina duket mjaft tërheqëse, por ndjekësit e kanë quajtur mjaft ekstravagante për të bërë një urim për Krishtlindje.