“Ka të dhëna se është hedhur në det”, Elton Qyno ngre dyshimet e forta për Vis Martinajn
Gazetari i kronikës Elton Qyno, e konsideron si “të pabesueshëm” operacionin e Policisë së Shtetit në shtëpinë e Ervis Martinaj dhe dy xhaxhallarëve të tij, mëngjesin e 26 dhjetorit. Sipas tij, nuk mund të bësh tani kontrollin e banesës së një shtetasi, që rezulton i zhdukur pa gjurmë që në 8 gusht.
“Policia nuk ka gjetur asnjë provë të vendgjetjes së tij pranë banesës së tij. E kam quajtur si një xhiro vizitë të policisë në fshatin Fushë Kuqe, sepse një person që nga 8 gushti konsiderohet herë si i zhdukur herë si ekzekutuar, ta kontrollosh në shtëpinë e tij ose te bizneset më duket e pabesueshme.
Operacioni i policë motivohet nga një vendim i SPAK dhe çdo operacion i tillë, e ka një justifikim nga gjykata pasi Martinaj është shpallur në kërkim. Ndoshta policia ka pasur një informacion operativ, se mos Martinaj ka ardhur për të festuar Krishtlindjet në shtëpinë e tij”, është shprehur Qyno.
Më tej, gazetari thekosi se nga lëvizjet policore dhe ato të grupit të hetimit të ngritura nga prokuroria, shteti po e kërkon Ervis Martinajn në dy pista, edhe si të gjallë por dhe si të ekzekutuar. Elton Qyno foli dhe për zërat se biznesmeni i basteve është vrarë, duke treguar se ka të dhëna dhe se mund të jetë hedhur në det.
“Kemi një hetim për rrëmbimin dhe dyshohet nëse është gjallë apo jo. Ndërkohë që në SPAK kërkohet i gjallë për një ekzekutim në formën e grupit të strukturuar kriminal. Pra, shteti po heton në dy pista dhe njëra pretendon se ka të dhëna se ky individ është vrarë, ndërsa tjetra e kërkon të gjallë. Në kanale policeske flitet se mund të kemi një rast të ekzekutuar.
Unë nuk dua ta besoj një ekzekutim, sepse në fund të fundit kemi të bëjmë me një njeri dhe vazhdoj t’i qëndroj planit se ai nuk është vrarë, por është zhdukur pa gjurmë. Ndërkohë ka edhe të dhëna se ai është hedhur në det. Nëse do të kishim një ekzekutim, nuk besoj se këta kundërshtarë të mos e reklamonin trupin e tij, për të shpallur triumfin e tyre”, vijon gazetari.