Lufta në Ukrainë, rusët të fokusuar në jug, ukrainasit në verilindje!

vovalbania August 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lufta në Ukrainë, rusët të fokusuar në jug, ukrainasit në verilindje!

Vazhdojnë spekulimet lidhur me shkakun e shpërthimeve të mëdha në aeroportin rus në Krime, ndërsa raportimet e fundit sugjerojnë se trupat e Moskës janë përqendruar në rajonin jugor. Ukrainasit raportojnë për përparime të vogla rreth Kharkivit, në verilindje. Sipas vlerësimeve ushtarake të Ukrainës e perëndimore, “frontet e luftës po bëhen gjithnjë e më të palëkundura”, teksa konflikti pesëmujor vazhdon. Gjatë kësaj periudhe, si Rusia ashtu edhe Ukraina kanë bërë përparime të kufizuara.

Përmes një video-adresimi në orët e vona të mbrëmjes, presidenti Volodymyr Zelensky shmangu çdo referim specifik për mbi dhjetëra shpërthime, që raportohet se lanë të vrarë një person në aeroportin ushtarak në Krime. Ai u zotua se deri në fund të luftës, Ukraina do ta rimarrë Krimenë, gadishullin që Moska e aneksoi në vitin 2014.

Kjo luftë ruse kundër Ukrainës dhe kundër të gjithë Europës së lirë nisi në Krime e duhet të përfundojë me Krimenë, me çlirimin e saj. Sot është e pamundur të thuhet se kur do të ndodhë kjo. Por, ne vazhdimisht po shtojmë komponentët e nevojshëm në formulën për çlirimin e Krimesë.

Që nga koha kur nisi pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt, në Krime nuk ka pasur luftime të ashpra dhe zyrtarët në Moskë paralajmëruan Ukrainën se çdo sulm në këtë gadishull do të nxiste hakmarrje masive, përfshirë bombardimet “në qendrat e vendimmarrjes” në Kiev.

Ministria ruse e Mbrojtjes la të kuptohet se aeroporti Suki nuk ishte objektiv i sulmit e se shpërthimet e municioneve ajrore shkaktuan shpërthimet, me pasojë një viktimë. Ndërkaq, Ministria ukrainase e Mbrojtjes deklaroi se “nuk mund të përcaktojë shkakun e zjarrit”, por la të kuptohet se ndodhi një aksident.

Por, New York Times citoi një zyrtar të lartë të ushtrisë ukrainase, që tha se kishte njohuri për situatën dhe pranoi në konfidencialitet se forcat ukrainase qëndrojnë pas shpërthimeve në Krime. Ky zyrtar nuk pranoi të tregonte se cilat armë shkaktuan shpërthimet, por u shpreh se “u përdor një pajisje që është ekskluzivisht e prodhimit ukrainas”.

Ndërkaq, raportimet për luftime sugjerojnë se Rusia ka përqendruar aktivitetet kryesore të trupave të saj në rajonin jugor të Khersonit, teksa ukrainasit pretendojnë disa përparime në Kharkiv. Në këtë rajon, të paktën katër shpërthime u dëgjuan gjatë natës, përfshirë një pranë një godine “që nuk ka të bëjë me infrastrukturën ushtarake”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE