I pëlqente zhurma e motorëve, ceremonia mortore e 12-vjeçarit bëhet virale në rrjet!

vovalbania December 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I pëlqente zhurma e motorëve, ceremonia mortore e 12-vjeçarit bëhet virale në rrjet!

Më shumë se 1000 motoristë nga e gjithë Britania e Madhe morën pjesë në ceremoninë mortore të një 12-vjeçari që u mbajt në vigjilje të Krishtlindjes. Jozef Stasiak vuante nga disa sëmundje të rënda dhe ndërroi jetë në spital, ku ai qëndronte prej disa kohësh.

Prindërit e tij thanë se djalit i pëlqente zhurma e motorëve dhe për këtë arsye i kërkuan shtëpisë së funeraleve të nxirrte një njoftim nëse ndonjë motoçiklist mund ta shoqëronte në udhëtimin e tij të fundit. Këtij apeli iu përgjigjën mbi 1000 adhurues motorësh të cilët organizuan ceremoninë mortore të djaloshit.

Jozef gjatë jetës së tij të shkurtër vuajti nga shumë sëmundje, përfshirë epilepsinë, verbëri, madje ushqehej përmes një tubi. Ai iu nënshtrua disa operacioneve, por nuk mundi të mbijetonte.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE