Ja se çfarë duhet të konsumoni për të pasur një shikim të mprehtë si shqiponja!
Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se peshqit që përmbajnë acide yndyrore omega-3, si salmoni, skumbri, sardelet dhe toni, ulin ndjeshëm rrezikun e degjenerimit makular, një sëmundje degjenerative e syve. Por përveç peshkut, ekspertët raportojnë se ekziston edhe një ushqim i preferuar i ëmbël që mbron sytë. Sipas ekspertëve, çokollata me nivele të larta të lëndëve të ngurta kakao përmirëson ndjeshëm dhe menjëherë mprehtësinë vizuale.
Studiuesit besojnë se përfitimi i çokollatës së zezë është për shkak të përqendrimeve të larta të flavonoleve që ajo përmban. Flavonolet janë një grup substancash që gjenden në kokrrat e kakaos, të cilat mund të përmirësojnë qarkullimin e gjakut në retinën e syve dhe trurit. Studimet e mëparshme kanë treguar se çokollata e zezë ofron shumë përfitime shëndetësore, si zbutjen e depresionit dhe uljen e presionit të gjakut.
Si ndikon konsumimi i përditshëm i çokollatës në organizmin tonë? Çokollata mund të përmirësojë shëndetin e zemrës. Çokollata e zezë dhe qumështi përmbajnë flavonoide, antioksidantë, të cilët kanë përfitime të ndryshme shëndetësore. Me konsum të rregullt, niveli i yndyrës dhe presioni i gjakut në trup stabilizohen, por hulumtimet kanë treguar se kjo vlen vetëm për çokollatën e zezë me bajame.
Ndërkaq, shumica e njerëzve kanë shumë probleme me sytë për shkak të shikimit të pandërprerë në ekranin e kompjuterit apo telefonit. Simptomat më të zakonshme janë tharja e syve, skuqja, acarimi, lodhja dhe shpesh shoqërohen me shikim të turbullt dhe dhimbje koke. Për zbutjen e problemeve sugjerohet e ashtuquajtura rregull 20-20-20, që do të thotë se në çdo 20 minuta duhet të bëni pauzë 20 sekonda