Për ju që ende keni dyshime, miku i ngushtë i Rita Ora-s e uron këngëtaren publikisht për martesën!

vovalbania August 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për ju që ende keni dyshime, miku i ngushtë i Rita Ora-s e uron këngëtaren publikisht për martesën!

Miku i ngushtë dhe parukieri i Rita Ora-s, James Brown, konfirmoi së fundmi se ajo është martuar me Taika Waititin. Parukieri nga Londra, publikoi një foto me këngëtaren 31-vjeçare në InstaStory, ku shkruante: “Urime zonja Waititi Ora”.

Të hënën në mbrëmje u raportua se Rita u martua me regjisorin 46 vjeçar, në një ceremoni intime në Londër dhe tashmë ka ndryshuar edhe mbiemrin. Interpretuesja e hitit “Your Song” dhe regjisori i “Thor: Love And Thunder”, janë fotografuar të dy me unaza nëpër duar duke ndezur spekulime se ata tashmë ishin kurorëzuar. Rikujtojmë, se Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars të vitit 2021, përpara se ta bënin publike romancën e tyre.

Çifti u fejua dy muaj më parë dhe tani burimet pohojnë se ata po planifikojnë një festë të madhe për të kremtuar martesën e tyre me miqtë dhe familjen. Rita tashmë është kthyer në studio duke punuar në albumin e saj të tretë, ku thuhet se ka punuar me kompozitorin e famshëm Rollo, për të sjellë një bashkëpunim me shqiptaren tjetër të famshme, Ava Max.

Rita gjithashtu i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për t’u rikthyer me një koncert madhështor në Tiranë. Ajo pritet të mbajë koncert më 6 Shtator në kryeqytetin e Shqipërisë dhe këtë ka bërë të ditur drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të qytetit në bashkinë e Tiranës, Mirela Koçollari. Vetë këngëtarja ka ripostuar foton me mbishkrimin se është e emocionuar dhe e nderuar, për rikthimin në Tiranën e saj të bukur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE