Rrëfeu se vuan nga një sëmundje e rrallë, Ronela Hajati prek me fjalët kushtuar Luiz Ejllit: “Jeta është shumë e padrejtë…”
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Rrëfeu se vuan nga një sëmundje e rrallë, Ronela Hajati prek me fjalët kushtuar Luiz Ejllit: “Jeta është shumë e padrejtë…”](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/01//rrefeu-se-vuan-nga-nje-semundje-e-rralle-ronela-hajati-prek-me-fjalet-kushtuar-luiz-ejllit-jeta-eshte-shume-e-padrejte.jpg)
Ditën e kaluar Luiz Ejlli ka bërë një rrëfim prekës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Në një bisedë me Kiara Titon, ai theksoi se prej pak kohësh vuan nga një sëmundje e rrallë, por që nuk e zbuloi se për çfarë saktësisht bëhet fjalë.
Përveç kësaj ka treguar gjithashtu se ka vetëm 11 klinika në botë për kurimin e saj dhe një prej tyre, ku Luizi është interesuar është e zënë deri në gusht. Ndërkohë që ajo që ka marrë gjithashtu vëmendjen është edhe reagimi i Kiarës, e cila është shprehur se nëse do të ishin bashkë nuk do ta kishte lënë kurrë.
E së fundmi lidhur me këtë, pati një reagim nga Ronela Hajati, e cila thotë se e njeh këngëtarin që 13 vjeç kur ata ishin në “Ethet e së premtes”. Ajo uron që të shërohet sa më shpejt duke qenë se është në një moshë shumë të re. Ndër të tjera Ronela shprehet:
Me thënë të drejtën nuk merrem kurrë me komente apo të jap opinione, por uroj me gjithë zemër që ky djali që e njoh që 13 vjeç (kur kemi qenë te Ethet) të shërohet sa më shpejt. U përlota, mbase se jam bërë tepër e ndjeshme kur bëhet fjalë për sëmundje, gjëra që dikush në lule të moshës nuk i meriton kurrë! Jeta është shumë e padrejtë ndonjëherë dhe uroj me gjithë zemër të kthehet vetëm në një kujtim të keq dhe kaq.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/01/rrefeu-se-vuan-nga-nje-semundje-e-rralle-ronela-hajati-prek-me-fjalet-kushtuar-luiz-ejllit-jeta-eshte-shume-e-padrejte-63bd5a7a5feec.png)