SPAK akuzon zyrtarisht Fatmir Mediun për ‘Gërdecin’: Shpërdoroi detyrën! Ish-ministri: Akuza e motivuar politikisht

vovalbania January 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
SPAK akuzon zyrtarisht Fatmir Mediun për ‘Gërdecin’: Shpërdoroi detyrën! Ish-ministri: Akuza e motivuar politikisht

Mbyllen hetimet për “Gërdecin”, Fatmir Mediu akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre. Ish-ministrit të Mbrojtjes iu komunikuan dy akuzat: “Për shpërdorim detyre” dhe “Shpërdorim detyre në kuadrin ushtarak”. Brenda 10 ditëve dosja do të shkojë në Gjykatën e Posaçme  që të shqyrtohet, ndërsa Mediu është i pandehur.

Më 15 mars 2008 humbën jetën 26 persona e rreth 300 u plagosën nga shpërthimet e fuqishme në një fabrikë për demontimin e armëve në fshatin Gërdec të Tiranës. Mes viktimave pati edhe fëmijë, ndërsa u shkatërruan banesa e biznese.

Por vetë Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes në atë kohë, tha se motivi është politik dhe është i pafajshëm, pasi sipas tij nuk ishte urdhri i ministrit që shkaktoi tragjedinë.

“Më është prezantuar i njëjti fashikull, e njëjta akuzë si në 2009, pa shtuar asnjë dokument dhe as provë shtesë, akuzë për shpërdorim detyre, kam kërkuar që të pyetem, nuk jam pyetur asnjëherë. Shpresoj që të merrem në pyetje. Motivi politik është në akuzë, nuk është urdhri i ministrit që ka provuar problemin, çdo letër që kam nxjerrë ka ardhur nga pjesa civile dhe ushtarake. Akuzën nuk e pranoj, jam i pafajshëm, demontimi është çështje sigurie kombëtare”- tha Fatmir Mediu pas marrjes në pyetje nga SPAK.

Mediu tha se nuk ka pasur asnjë kontakt me firmën amerikane që merrej me demontimin e armëve dhe se është i gatshëm të përgjigjet për çdo gërmë të firmosur.

“Është e qartë se nuk kam asnjëlloj dijenie as nuk e di se kush ka firmosur. Nëse do të më gjenin një marrëdhënia timen me këtë çështje gjithë përgjegjësin e marr unë. Nuk kam pasur asnjëlloj kontakti me firmën amerikane që merrej me demontimin. Këtu ka shumë çështje që vlerësohen nga unë në mënyrë subjektive ju si gazetare gjeni objektivitetin. Unë u njoha me aktet dhe jam i gatshëm që në çdo kohë që të më thërrasin të përgjigjem për çdo germe që kam firmosur. Kam shpresuar se do të ketë drejtësi’– shtoi Mediu.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65782 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE