Pastrim parash, LDK kërkon hetime për Kurtin e Osmanin!!

vovalbania January 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pastrim parash, LDK kërkon hetime për Kurtin e Osmanin!!

Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon përgjegjësit pas raportimeve në mediat sllovene mbi ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Raportimi i fundit është bërë nga gazeta sllovene Pozhareport, që sipas shtypit në Kosovë e thellon skandalin financiar në të cilin është përfshirë ambasadori.

Pretendimet janë për rreth gjysmë milioni euro në kesh, që thuhet se janë marrë nga kompania e tij MB Consulting nga dega e firmes GEN-i në Beograd. LDK ka kërkuar që Berishaj të shkarkohet menjëherë, ndërsa pretendon të happen hetime edhe ndaj kryeministrit Albin Kurti, presidentes Vjosa Osmani dhe shefes së diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schëarz. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku insistoi të hetohet nëse janë përdorur paratë e Berishajt për fushatën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

 “Ka afera të shumta që po shpërfaqen ditëve të fundit. Më e rëndësishme dhe më me bujë është kjo e ambasadorit Martin Berishaj, i cili duket qartë prej raportimeve dhe fakteve se ka tërhequr 1 milion euro në llogari bankare në Prishtinë.

Pra një njeri, ambasador i Kosovës ka tërhequr para kesh të gatshme në Prishtinë, të transferuara prej GEN I të Beogradit dhe në anën tjetër ke të gjithë zyrtarët e lartë shtetërorë që japin mbrojtje këtij ambasadori dhe besojnë në pafajësinë e tij… Përveç që ka qenë anëtar kryesie i LVV-së dhe ka qenë i afërt me kryeministrin Kurti, mbrojtja bllanko që i bëhet përkundër faktit se janë 1 milion euro të transferuara në Prishtinë të jep një përshtypje se ka diçka më tepër.

Prandaj unë e mbështesë hetimin e Prokurorisë Speciale për shpëlarje të parasë, evazion fiskal, por kërkoj të njëjtën kohë që të bëhen hetime që këto para janë përdorur për të financim fushate. Ky është pretendimi i burimit të lajmit. Për këtë gjë ne do të kemi edhe seancë në Kuvend, pasi kemi pasur një Komision dhe tani me faktet dhe deklarimet që janë bërë në Komision, shihet se ka shpërputhje të mëdha mes të vërtetës dhe deklarimeve fjalë. Në anën tjetër, shumica, LVV ka bojkotuar mbledhjen finale të komisionit hetimor. Ka një investim të pushtetit për të mbrojtur një rast korruptiv”, tha Lumir Abdixhiku, kreu i LDK-së.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE