Sulme ajrore në të gjithë Ukrainën, 5 viktima e 27 të plagosur!
Alarmi i sulmit ajror u aktivizua sot për herë të tretë në të gjitha rajonet e Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kiev. Lajmi është raportuar nga mediat ukrainase “Ukrainska Pravda”, e cila citon Vitalii Kim, guvernatorin e rajonit të Mykolaiv.
Pesë persona janë vrarë dhe 27 janë plagosur pas një sulmi me raketa ruse që goditi një ndërtesë apartamentesh në qytetin ukrainas Dnipro.
Guvernatori i rajonit, Valentyn Reznichenko, tha se gjashtë fëmijë ishin në mesin e të plagosurve dhe të gjithë ishin në spital.
Sulmet sot vijnë ndërsa forcat ukrainase dhe ruse luftuan për kontrollin e Soledar, një qytet i vogël minierash kripe në Ukrainën lindore.
Rusia ka thënë se forcat e saj kishin marrë kontrollin e Soledar, por Kievi tha se trupat e saj ishin ende duke luftuar në qytet.