Kamerat e vendosura nga grupet kriminale, reagon ashpër Berisha: Bandat kontrollojnë çdo gjë!
Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar pas operacionit të zhvilluar në Shkodër ku u çmontuan 21 kamera që ishin vendosur në shtyllat elektrike, me qëllim marrjen e informacioneve mbi lëvizjen e efektivëve.
Berisha ka reaguar me akuza të forta ndaj qeverisë Rama, duke e cilësuar një narkoshtet. Gjithashtu thekson se jo vetëm Shkodra, por e gjithë Shqipëria është nën sundimin e krimit.
Statusi:
Krimi kontroll të rreptë të territorit.
Bandat kanë vendosur krahas policisë kamera speciale në shtyllat elektrike në rrugët dhe sheshet e qytetit të Shkodrës për kontrollin e qytetit. Si Shkodra, në sundimin e krimit është e mbarë Shqipëria. Bandat kontrollojnë jo vetëm territorin, por dhe vendimarrjen: në rruge, në zyra, në polici, gjykata, prokurori, qeveri, parlament dhe çdo gjë!
Ky është narkoshtet!