Fjolla Morina emocionon me fjalët dedikuar të bijës në ditën e ditëlindjes së saj!

vovalbania August 11, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Fjolla Morina emocionon me fjalët dedikuar të bijës në ditën e ditëlindjes së saj!

Kohët e fundit këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka qenë në qendër të mediave rozë e shumë komentuar për lidhjen e saj me biznesmenin Fisnik Syla. Një lidhje kjo që u kurorëzua në martesë por që për pak kohë përfundoi gjithçka. Së fundmi, ashtu si vetëm ajo di bukuroshja ka tërhequr sërish vëmendjen duke u përfolur si për një lidhje të re ashtu edhe ka qenë kryefjalë e portaleve pasi u dyshua se është arrestuar sërish.

E teksa me anë të një postimi ku iu kundërvu portaleve që spekuluan për të, këngëtarja duket se i vuri ‘pikat mbi i’ lidhur me këtë çështje. Sidoqoftë me aktivitetin në rrjete sociale, Fjolla ka treguar gjithmonë për ndjekësit se çfarë bën në përditshmërinë e saj. E me anë të një Instastory të bërë pak më parë në llogarinë e saj, teksa shpesh shfaqet duke treguar vogëlushet e saj, këngëtarja na emocionoi me një postim teksa e ka uruar për 7-vjetorin e saj.

Alayah, urime ditëlindja e shtatë evlad, të uroj ta kesh shëndetin, të priftë e mbara gjatë gjithë jetës. Beba e vogël, të do mami shumë – Zoti të bekoftë evlad. U flijova shumë që mos ta lejoja ta humbë atë që Zoti deshi të ma dhurojë. U pajtova me gjithçka por jo të mos sjellja ty në jetë bija ime. Nuk ishte e lehtë për mua të qenurit baba e nënë, frymë dhe forcë, dhimbje, ilaç, lot e dashuri e vetme veç për ty evlad. Lus Zotin të bëhesh vajzë e mbarë, një ditë të rritesh e të bëhesh e fortë ashtu si unë.

Këngëtarja prej disa kohësh është shkëputur nga muzika, por kohëve të fundit na kishte paralajmëruar se do të rikthehej. E ashtu siç premtoi, Fjolla lansoi projektin e saj më të ri në bashkëpunim me reperin Nushi. ‘Suppa Duppa’ me një videoklip shumë të nxehtë në më pak se një muaj nga publikimi ka arritur të ketë afro 2 milion klikime në platformën YouTube.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE