Nepal, rrëzohet avioni me 72 persona/40 viktima të konfirmuar!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Nepal, rrëzohet avioni me 72 persona/40 viktima të konfirmuar!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/01//nepal-rrezohet-avioni-me-72-persona-40-viktima-te-konfirmuar.jpg)
Aksident ajror në Nepal, rrëzohet një avion me 72 persona në bord. Lajmin e bën të ditur kompania Yeti Airlines, një zëdhënës i së cilës u shpreh:
Po zhvillohen operacione kërkim-shpëtimi. Për momentin nuk e dimë nëse ka të mbijetuar.
Avioni i llojit ATR-72 që në fluturim u ngrit nga kryeqyteti nepalez Katmandu, u rrëzua gjatë uljes në aeroportin Pokhara në distriktin Kaski.
Për momentin flitet për 40 të vdekur, por bilanci ende është provizor dhe përditësohet vazhdimisht. Shkaqet e aksidentit ajror tragjik ende nuk dihen.
Avioni i kompanisë Yeti Airlines u rrëzua në një zonë të banuar midis pjesës ku ndodhej aeroporti i vjetër i Pokharës dhe atij të ri ndërkombëtar të qytetit, i përuruar pak kohë më parë.
Imazhet nga vendi i aksidentit të publikuara nga faqja Nepal Live Today tregojnë disa shtëpi në sfond. Pas përplasjes në tokë, pranë lumit Seri, avioni mori flakë dhe të tjera foto e video të publikuara nga mediat aziatike tregojnë re të dendura tymi që dilnin nga pjesët e avionit që digjej.
Nepal #planecrash: #Yeti Airlines plane with 68 people on board crashed at #Pokhara Airport
– Plane took off from Kathmandu on Sunday norning and crashedwhile landing.
-Security personnel and ambulance have been mobilized for rescue. pic.twitter.com/y4G9sgXxvP
— Subodh Kumar (@kumarsubodh_) January 15, 2023