Shqipëri-BE, nesër rinis rishikimi i legjislacionit shqiptar!

vovalbania January 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shqipëri-BE, nesër rinis rishikimi i legjislacionit shqiptar!

Me të parin takim për këtë vit mes negociatorëve të të dy palëve, pritet që nesër të rinisë procesi i rishikimit të legjislacionit shqiptar nga Bashkimi Europian. Brukseli zyrtar vlerëson se deri tani, ky proces po ecën në rrugën e duhur dhe pa probleme. Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero deklaroi:

Të hënën do të zhvillohet sesioni i fundit i shqyrtimit dypalësh të Klasterit themelor me Shqipërinë. Ne kemi përfunduar tashmë sesionet shpjeguese të përditësimit të acquis të BE-së për të gjithë grupin Fundamentals, si dhe për grupet Dy (tregu i brendshëm) dhe tre (konkurueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse) me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Procesi screening është hapi i parë në procesin e negociatave.

Sipas zëdhënëses Ana Pisonero, ekzaminimet dypalëshe të grup-kapitujve: tregu i brendshëm, konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse do të pasojnë në vazhdim.

Ne po punojmë me shpejtësi të plotë dhe do të përfundojmë ciklin e sesioneve shpjeguese të përditësimit në muajin shtator të këtij viti. Shqipëria do të duhet të përgatisë një udhërrëfyes që identifikon reformat kryesore që do të ndërmarrë sipas dy kapitujve 23 e 24 të sundimit të ligjit e udhërrëfyesit për reformën e administratës publike.

Bazuar në takimet e shqyrtimit, Komisioni Europian do t’i raportojë në fillim të vitit të ardhshëm Këshillit Europian mbi shkallën e gatishmërisë së vendit tonë për të nisur zyrtarisht negociatat. Gjithashtu, bazuar në metodologjinë e re të zgjerimit dhe parimin e integrimit të përshpejtuar, nga ai moment, Shqipëria mund të bëhet pjesë e instrumenteve ekonomike e po ashtu organizmave të Bashkimit Europian, edhe pa u anëtarësuar plotësisht në këtë organizatë.

Korrikun e kaluar, Shqipëria dhe Bashkimi Europian mbajtën Konferencën e Parë Ndërqeveritare mes tyre në Bruksel që shënoi hapjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim të vendit tonë në BE.

Për të qenë anëtar i Unionit, vendi kandidat duhet të përafrojë legjislacionin përkatës me të BE-së, i njohur ndryshe si “acquis comunitaire”. Ky acquis përbëhet nga 35 kapituj apo fusha të ndryshme. Çdo kapitull negociohet më vete, duke patur në konsideratë ecurinë dhe progresin e arritur në reformat e ndërmarra.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE