Lumë kritikash, presidentit amerikan Biden i gjenden të tjera dokumente të klasifikuara në shtëpi!

vovalbania January 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lumë kritikash, presidentit amerikan Biden i gjenden të tjera dokumente të klasifikuara në shtëpi!

Të tjera dokumenta të klasifikuara përveç atyre që ishin njoftuar më parë u gjetën në shtëpinë e presidentit amerikan Joe Biden në Uillmington të Delauerit. Në një përpjekje për t’i shpëtuar kritikave njoftimin e dha Shtëpia e Bardhë, ndërsa njolla e skandalit sa vjen e zgjerohet.

Këshilltari ligjor i Shtëpisë së Bardhë, Richard Sauber:

Gjashtë faqe dokumenta të klasifikuara u gjetën gjatë kërkimeve në bibliotekën private të presidentit Biden.

Fillimisht, Shtëpia e Bardhë pati njoftuar vetëm për një faqe të gjetur brenda shtëpisë. Njoftimi më i fundit pason zbulimin e dokumenteve fillimisht nëntorin e kaluar në ish-zyrën e tij në Qendrën “Penn Biden” në Uashington nga koha kur ishte zv.president e më pas në dhjetor, në garazhin e Biden-it në Uillmington.

Trajtimi i dokumentave të klasifikuara e të dhënave zyrtare nga administrata Obama është duke u hetuar nga Robert Hur, i cili u caktua si prokuror i posaçëm nga Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland.

Zbulimi i ri në Uillmington ushqen një skandal që me kalimin e ditëve po përhapet si zjarr i egër. Kjo mes zhgënjimit të demokratëve, të cilët pas rezultateve të papritura pozitive në zgjedhjet afatmesme menduan se kishin shpëtuar nga më e keqja.

Zhvillimet e fundit ndërlikojnë planet e Biden-it në garën për Shtëpinë e Bardhë për vitin 2024. Presidenti ende nuk e ka shpallur zyrtarisht kandidaturën dhe nëse e konfirmon, ndoshta sërish do ta gjejë veten duke konkurruar kundër Donald Trump-it. Sipas një skenari të mundshëm do të fillonte beteja midis një presidenti e një ish-presidenti nën hetim nga dy prokurorë të ndryshëm specialë për trajtimin e dokumenteve sekrete. Një situatë që rrezikon të kthehet në makth e që mund të dekurajojë zgjedhësit të votojnë.

Shtëpia e Bardhë po përpiqet të jetë më e hapur pas akuzave të ditëve të fundit. Heshtja e mungesa e transparencës nga administrata Biden ka lënë të zemëruar edhe mediat liberale në Amerikë.

Me qëllim që politika “të mos e tërheqë nga xhaketa”, kryeprokurori Garland emëroi Robert Hur-in. Ky prokuror duhet të hedhë dritë se përse dokumentet e klasifikuara të cilat datojnë në vitet e Biden-it si zv.president nuk u dorëzuan në Arkivin Kombëtar siç kërkohet nga ligji, por përfunduan në shtëpinë e shefit të Shtëpisë së Bardhë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65812 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE