Pagat që do rriten! Ekspertët: Përballë largimeve bizneset po reflektojnë

vovalbania January 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pagat që do rriten! Ekspertët: Përballë largimeve bizneset po reflektojnë

Profesioneve që do t’u rriten më shumë pagat gjatë vitit 2023 janë që nga Inxhinierët e Informacionit, ata të Ndërtimit deri tek Kamarierët, Shitëset dhe Farmacistët.

Të ndodhur përballë fluksit të largimeve të njerëzve, bizneset kanë nisur të reflektojnë duke rritur pagat dhe duke përmirësuar kushtet e punës për punëtorët. Por cilat janë profesionet, që do të kenë rritjen më të madhe të rrogës gjatë vitit të ri 2023, që sapo ka nisur.

“Ne mund të themi që profesione, që lidhen me sigurinë në fushën e IT, (Teknologjisë së Informacionit), Programuesit dhe Zhvilluesit, duke qenë se janë profesione shumë të kërkuara nga tregu, do të kenë rritje të pagave. Industria e Turizmit, si një nga sektorët kyç të vendit tonë, dhe duke qenë se vitin e shkuar u përballëm me një kërkesë të madhe për kamarierë, banakierë, sanitare etj, gjithashtu ka reflektuar për rritjen e rrogave në shumë pozicione. Këtu mund të përmendim pozicionin e Menaxherit të Hotelit, të Barit, të Restorantit, Kuzhinieri, Kamarieri, Banakieri dhe Pastruesja.

Shumë profesione që kanë lidhje me Industrinë e Ndërtimit do të kenë gjithashtu rritje page gjatë këtij viti, madje kjo filloi që vitin e shkuar. P. sh. Nëse një inxhinier civil në 2022-shin paguhej me një rrogë mesatare nga 80-100 mijë lekë të reja, shikojmë që menjëherë gjatë këtij viti, kjo rrogë është rritur dhe ka shkuar në 120-140 mijë lekë të reja. Unë do të shtoja në këtë listë edhe një industri tjetër, që është ajo e shitjeve me pakicë, duke filluar nga shitëset në markete apo dyqane rrobash, këpucësh, aksesorësh etj….Edhe në këtë sektor pagat kanë premisë që të vijojnë të rriten.

Mjekët, infermierët, farmacistët vazhdojnë të largohen nga vendi, por unë do të theksoja që një nga profesionet që ka patur rritjen e pagës më të madhe ndoshta në këto 2-3 vitet e fundit është pozicioni I farmacistes. Nëse në 2021-22 një farmaciste kishte një pagë mesatare 60-70 mijë lekë të reja në muaj, sot ajo paguhet më një pagë që ka shkuar në 120-130 mijë lekë të reja, pra me një pagë që është dyfishuar.”- tha Emin Shini, Ekspert për punësimin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65806 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE