Sot e hëna më e trishtë e vitit!

vovalbania January 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sot e hëna më e trishtë e vitit!

E “hëna blu” është emri që i jepet hënës së tretë të janarit dhe që njihet si dita më dëshpëruese e vitit. Ideja për ta etiketuar kështu të hënën e tretë të muajit janar ishte e psikologut Cliff Arnall në bashkëpunim me Universitetin e Cardiff. Ata marrin në konsideratë disa variabla të ndryshme si moti, borxhet e akumuluara nga dhuratat e Vitit të Ri si dhe rënia e motivimit pas festave.

Teoria thotë se kjo është koha e vitit kur ne të gjithë jemi më të ftohtë, më të thyer dhe më pak të motivuar për t’u përshtatur me vitin e ri. Janari mund të jetë një kohë depresive për shumëkënd pasi historikisht regjistrohet rritje e numrit të divorceve apo njerëzve që braktisin punën. Ekspertët ofrojnë edhe këshilla se si mund të bëhet hëna blu më pak e trishtueshme.  Duhet të bëni një gjumë të mirë dhe të kaloni një fundjavë të këndshme për të pasur energji.

Nëse mundeni aktiviteti fizik apo qoftë dhe ecje në natyrë, përpiquni të bëheni kreativë, të ushqeheni shëndetshëm, të përfitoni sa më shumë nga drita natyrale. Gjithashtu duhet të kaloni kohë me të tjerët. Por kryesorja, përpiquni të mendoni sa më shumë pozitivisht. Për miliona amerikanë, muajt e dimrit kur ditët shkurtohen dhe netët bëhen më të ftohta janë një kohë trishtimi dhe ankthi.

Ky quhet çrregullimi afektiv sezonal i modelit të dimrit, ose SAD. Ekspertët e shëndetit thonë se depresioni sezonal është më shumë se thjesht “depresion dimri”. Gratë, të rinjtë dhe ata me një histori familjare të depresionit janë më të rrezikuara dhe simptomat mund të zgjasin deri në pesë muaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE