Ish e dashura e Butrint Imerit mbështet hapur Luizin në Big Brother Vip
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Ish e dashura e Butrint Imerit mbështet hapur Luizin në Big Brother Vip](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/01//ish-e-dashura-e-butrint-imerit-mbeshtet-hapur-luizin-ne-big-brother-vip.jpeg)
Aktorja Olta Beqiri duket se është një fanse e këngëtarit Luiz Ejlli në “realityshow-n” Big Brother Albania Vip. Mbrëmjen e djeshme, ajo ka postuar një foto në rrjetet sociale një foto të Luizit, ku shihet duke ndjekur spektaklin e “BBV” dhe sipër saj vendos hashtagun shumë të përdorur tashmë “#MeLuizin”.
Kujtojmë se Olta Beqiri, pak kohë më parë, ka patur një lidhje me këngëtarin Butrint Imeri, romancë e cila zgjati rreth 4 muaj, edhe pse dyshja nuk e ka pranuar asnjëherë publikisht.
Por, Butrinti ka qenë dhe i dashuri i moderatores Kiara Tito, për të cilën Luizi ka shprehur hapur pëlqimin ndaj saj në shtëpinë e BBV.