“Të dua shumë”/ Luizi i flet hapur Kiarës për ndjenjat e tij!
Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Marrëdhënia mes Luizit dhe Kiaraës duket se po kthehet në një afrimitet më shumë se sa miq. Prej dy ditësh dy banorët po i shprehin simpatinë njëri-tjetrit e vetëm pak më parë Luizi i ka shprehur Kiarës ato çfarë ai ndjen për të.
Luizi: Për Zotin të du shumë, që ta dish. Nuk është siç e thonë këta, që ka ran ë dashuri e kështu. Por realisht të ni, shumë. S’di me gjetë një fjalë, që është më e madhe se ndjenja, por nuk është një dashuri e çmendur. S’di të gjej një fjalë që është në mes…Hiqi ato duar.
Kiara: Kam turp!
Luizi: Nuk flas kshu me maska…
Ditëlindja e Kiarës po afron dhe është pikërisht nesër, që do të thotë pas mesnatës së sotme, e cila do të ndodhë gjatë ‘Prime-it’. Të gjithë banorët, disa edhe pse ishin të zemëruar me Kiarën kanë menduar mënyra që ta surprizojnë e sigurisht që edhe Luizi ka krijuar planet e tij. Vetëm pak më parë në një bisedë me Kiarën, Luizi i ka treguar se duhet të ketë besim te ai që mos të bëj asnjë veprim që të mund t’i prishë ato që ai ka menduar e një ndër to është edhe një puthje që Luizi dëshiron t’i dhurojë Kiarës, kur të kalojë mesnata.