Të gjithë menduan se do të surprizonte Kiara Titon në “BBV2”, Butrint Imeri ironizon ‘gojët e liga’!
Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.
Së fundmi këngëtari ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për sukseset e këngëve të tij, por edhe për një lidhje dashurie të së shkuarës. Para disa vitesh kudo përfitej për një lidhje mes tij dhe moderatores së njohur, Kiara Titos, e cila është tashmë është edhe një nga banoret e “Big Brother Vip 2”. Atë kohë asnjëri prej tyre nuk e pranoi publikisht se ishin në një lidhje, por së fundmi në disa intervista para se Kiara të bëhej pjesë e “BBV2” të dy e kanë pranuar këtë.
Ditët e fundit kudo aludohej se Butrinti do të ishte pjesë e një surprize ditën e djeshme brenda shtëpisë së “Big Brother Vip 2” me rastin e ditëlindjes së Kiarës, pasi edhe Butrinti kishte paralajmëruar të gjithë të jenë gati , por një gjë e tillë nuk ndodhi. Vetëm pak më parë me anë të një postimi në Instastory, ku ka treguar se ndodhet në Francë dhe me ka shkruar disa fjalë ironizuese për të gjitha fjalët që qarkulluan dhe se befasia që ka lajmëruar do të zbulohet të shtunën.
Gojët e liga: Butrinti në Tiranë”, ndërkohë Butrinti
Ju premtoj. Shihemi të shtunën. Befasia që e keni kërkuar për një kohë të gjatë.
Kiara Tito dhe Butrint Imeri do të mbeten gjithmonë një nga dyshet më të komentuara në showbizin shqiptar. Lidhja e tyre prej disa kohësh ka zgjuar gjithmonë shumë kuriozitet. Përpos muzikës, Butrinti shpesh është përfolur dhe për jetën e tij private, ku për një kohë të gjatë u spekulua për një marrëdhënie me prezantuesen edhe pse kjo gjë nuk u pohua nga asnjëra palë.