U dënua për korrupsion, Koreja e Jugut fal liderin e Samsungut!

vovalbania August 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U dënua për korrupsion, Koreja e Jugut fal liderin e Samsungut!

Trashëgimtari i grupit Samsung, miliarderi Lee Jae-yong, përfiton faljen presidenciale. Ky është shembulli më i fundit në traditën koreano-jugore të amnistimit të atyre që janë shumë të pasur, por edhe të dënuar për korrupsion e të tjera krime financiare.

I dënuar në janar për korrupsion e përfitim të paligjshëm, Lee do të “riintegrohet për të ndihmuar në kapërcimin e krizës së Koresë së Jugut”. Kjo u bë e ditur nga Ministria e Drejtësisë në Seul.

54-vjeçari, i 278-ti mes më të pasurve të botës, sipas listës së Forbes-it, një vit më parë, u lirua me kusht, pasi kreu 18 muaj burg, pak më shumë se gjysmën e dënimit të plotë. Falja do t’i mundësojë të kthehet plotësisht në punë, duke i hequr ndalesën e vendosur nga gjykata, për të mos ushtruar asnjë funksion për 5 vjet.

Lee Jae-yong nuk është i vetmi që përfiton nga falja. Bashkë me të “shpëtuan” edhe tre sipërmarrës të rëndësishëm, mes tyre presidenti i grupit Lotte, Shin Dong-bin. Edhe Shin ishte dënuar me heqje lirie për korrupsion. Për Lee-në, Ministria e Drejtësisë deklaroi:

Për shkak të krizës ekonomike globale, dinamika e jetësimi i ekonomisë kombëtare janë përkeqësuar dhe druhemi se kriza ekonomike mund të zgjatet. Shpresojmë se biznesmeni të mund të udhëheqë motorin e rritjes së vendit duke investuar aktivisht në teknologji dhe për të krijuar vende pune.

Lee është zv.presidenti i Samsung Electronics, prodhuesi më i madh botëror i smartphone-ave. Të ardhurat e siguruara nga kompania e njohur, përbëjnë një të pestën e prodhimit të brendshëm bruto të Koresë së Jugut. Ai u burgos për krime të lidhura me një skandal të madh korrupsioni që çoi në rrëzimin nga pushteti të presidentes Park Geun-hye.

Në Korenë e Jugut nuk është diçka e rrallë që manjatët kryesorë koreano-jugorë të akuzohen për korrupsion, përfitime të paligjshme, evazion fiskal apo të tjera aktivitete ekonomike ilegale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE