Cilët nga banorët e ‘BBV2’ janë këtë javë në nominim?
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Cilët nga banorët e ‘BBV2’ janë këtë javë në nominim?](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/01//cilet-nga-banoret-e-bbv2-jane-kete-jave-ne-nominim.png)
Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Me anë të një votimi zinxhir, të cilin e nisi Armaldo, banorët kanë zgjedhur se cilin nga banorët e tjerë dëshiron që të mos shkoj në nominim. 4 banorët e fundit që u renditën në zinxhir ishin Kristi, Olta, Tea, Eni, të cilët kaluan në nominim dhe njëri prej tyre do të lërë shtëpinë ditën e martë.
Gjatë ‘Prime-it’ të mbrëmjes së sotme, publiku vendosi të largojë nga shtëpia e Big Brother Vip 2, Ronaldo Sharkën. Luizi, Olta, Efi, Ronaldo dhe Kristi ishin 5 nga banorët që dolën në nominim që javën e kaluar, por nominimi u shty për shkak të skualifikimit të Kejvina Kthellës.