Përvjetori i 70-të i lindjes nuk e gjeti më burrë, amerikani nis jetën e re si grua!

vovalbania January 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përvjetori i 70-të i lindjes nuk e gjeti më burrë, amerikani nis jetën e re si grua!

Një burrë amerikan 69-vjeçar vendosi që përvjetori i tij i 70 i lindjes mos ta gjente më si mashkull. Phillip Rolli, që tashmë ka ndryshuar edhe emrin duke u quajtur Phillis, thotë se nuk është kurrë vonë për të qenë i lumtur.

E kuptova që 5-vjeç që duhet të isha femër. Por, kur babai më pa një ditë duke veshur fustan, më rrahu dhe më tha që nuk duhet ta bëja më kurrë këtë gjë. Që atë ditë, unë ndrydha ndjenjat e mia.

Pasi u martua dhe lindi dy fëmijë, Phillis tregon se kaloi “vite të errëta” deri në vitin 2022, kur nisi trajtimin me hormone. Tani, Rolli thekson se po jeton si në ëndërr.

Kurrë nuk kam veshur veshje grash apo të kem bërë make up deri më 28 nëntor kur vendosa t’i bëjë të gjitha këto. Shumë vendime gjatë gjithë jetës sime u morën në bazë të reflektimit se si njerëzit do të më perceptonin mua. Më pas i premtova vetes se do ta jetoja jetën time si grua dhe e kam mbajtur këtë premtim. Ka kaluar mbi një vit dhe trupi im është përgjigjur në mënyrë dramatike ndaj hormoneve, madje nuk dukem më si i njëjti person. Dikur kam qenë një burrë i dobët dhe pa forma. Çdo anëtar i familjes sime nuk më dërgoi asgjë përveç dashurisë, më thanë sa bukur dukem.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65784 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE